Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi i 59-vjeçarit në Pogradec, pasi ngacmoi seksualisht dy të mitura.

Mësohet se i arrestuar është drejtori i shkollës në Strocpkë, Adriatik Haxhillari, i cili u dërgonte mesazhe ngacmuese dy vajzave 14 vjeçare të cilat janë nxënëse.

Drejtori i ngacmonte gocat në klasë duke iu bërë shenja, kafshime buze dhe ngacmime në oborr të shkollës, ndërkohë që u dërgonte edhe mesazhe gjatë natës.

Vajzat e mitura nuk kanë treguar në familje dhe as kanë denoncuar, por policia ka mundur t`i bindë për të treguar se çfarë kishte ndodhur.

Pritet që autori të dalë para gjykatës ditët në vijim për të marrë masën e sigurisë për veprën penale “ngacmimi seksual”.