Një 39-vjeçar, është shpallur në kërkim për ngacmim seksual.
Ka qenë një 48-vjeçare ajo që ka kallëzuar në polici se shtetasi i identifikuar me inicialet E. A. ka kryer ndaj saj veprime të natyrës seksuale pa dëshirën e saj.
Njoftimi:
Komisariati i Policisë Vlorë ka referuar materialet në Prokurori dhe po punon për kapjen e shtetasit E. A., 39 vjeç, banues në Vlorë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim një 48-vjeçare, se ky shtetas, më datë 04.11.2024, në lagjen “11 Janari”, Vlorë, ka kryer ndaj saj veprime të natyrës seksuale pa dëshirën e saj.