Policia ka arrestuar një 66-vjeçar në Berat, pasi dyshohet se ngacmoi seksualisht një të mitur 16-vjeçar.

“Nga Specialistët e seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Romeo Oço 66 vjeç, banues në Berat. Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetas 16 vjeçar”, informon policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Ngacmimi seksual”.