Një 37-vjeçar është arrestuar nga policia në Maliq të Korçës, pasi ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij 18-vjeçare.

Nga burimet zyrtare mësohet se në pranga ka rënë 37-vjeçari R. M..

Njoftimi i policisë:

Maliq

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. M., 37 vjeç, pasi dyshohet se ky shtetas ka konsumuar elementë të veprës penale “Ngacmimi seksual”, me vajzën e tij 18-vjeçare.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.