Gjykata e Korçës ka dënuar me 3.4 vite burg Rudolf Merollin, babain që një vit më parë u denoncua nga vajza e tij për ngacmim seksual.
Merrolli ka fituar uljen e 1/3-ës së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar, duke e ulur dënimin 5 vjeçar në 3 vite e 4 muaj.
37-vjeçari deklaroi më herët para prokurorit se natën që ka ndodhur ngjarja ka qënë nën efektin e substancave narkotike dhe nuk mbante mënd asgjë.
Ishte vetë vajza e tij ajo e cila kishte filmuar gjatë bisedës seksuale të bërë nga i ati, provë e cila faktoi ngacmimin seksual të Rudolf Merollit në Gjykatë.





