Një 54-vjeçar me iniciale B.M. është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. M., 54 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur.“, tha policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.





