Një 55-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Berat pasi ka ngacmuar seksualisht një 13-vjeçare.

Kallëzimin në polici për shtetasin A.Ç., 55 vjeç, banues në Kutalli e ka bërë vet e mitura.

Tashmë Prokuroria do të hetojë 55-vjeçarin për veprën penale “Ngacmim seksual”.

Njoftimi i policisë:

Berat

Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi i shtetasit A.Ç., 55 vjeç, banues në Kutalli, pasi ka bërë kallëzim një shtetase 13-vjeçare se ky shtetas e ka ngacmuar seksualisht.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Ngacmim seksual”.