Një 27-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ka ngacmuar seksualisht një 19-vjeçare mbrëmjen e djeshme në ambientet e punës së saj.

I riu ishte aktualisht i liruar me kusht, pasi ishte dënuar për marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura.

Ai gjithashtu dyshohet se ka kanosur me thikë një 20-vjeçare në rrugën e Dibrës.