Një mësues i një shkolle të mesme në Itali është arrestuar për shkak të ngacmimit seksual ndaj dy nxënësve të tij.
“Kisha kohë që dëgjoja thashetheme për atë profesor dhe shkova t’i tregoja policisë gjithçka. Si ka mundësi që askush në shkollë nuk e ka vënë re?”, u shpreh babai i një prej nxënësve në shkollën e mesme shkencore Fermi-Galilei në Ciriè pas arrestimit të mësuesit.
Ishte ai, së bashku me prindër të tjerë, që nxorën në dritë sjelljen e papërshtatshme të mësuesit që solli hetimin nga Karabinierët e Ciriès, i cili kulmoi me urdhrin e arrest shtëpie, me akuzën e dhunës seksuale, të lëshuar nga prokuroria e Ivreas.
Drejtoresha e shkollës zgjodhi të mos bënte asnjë deklaratë, por një mësuese tha se ishte e tronditur: “E njoh prej vitesh, nuk do ta prisja kurrë një gjë të tillë”.
Videot, të filmuara fshehurazi në shkollë, iu dorëzuan hetuesve, por ato u bënë virale në internet dhe ndezën polemika dhe akuza, shkruan Corriere Torino