Një i ri shqiptar u dënua në mungesë me dy vite e 6 muaj burg, nga gjykata e Bolzanos në Itali, pasi ngacmonte seksualisht femrat në park.
Sipas medieve italiane, Ronald Kuzari, 23 vjeç, akuzohet për sulm seksual ndaj të paktën 5 femrave, të cilat i sulmonte teksa ato vraponin në park duke bërë sport.
Shqiptari do të paguajë edhe 3 mijë euro gjobë ndaj një prej viktimave, e cila pretendon se ka pësuar dëme.
Kuzari nuk është kapur ende nga policia.