Pas arrestimit të një punonjësi policie në kryeqytet për dhunë ndaj bashkëshortes dhe ngacmim seksual ndaj kunatës së tij, Shërbimi për Cështjet e Brendshme dhe Ankesat bën me dije akuzat dhe çfarë rrezikon i prangosuri.
Sipas SHCBA-së, punonjësi i policisë në Lezhë, shtetasi A. Sh 28 vjeç, është arrestuar dy ditë më parë per veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Ngacmim seksual” dhe rrezikon deri në 5 vite burg.
NJOFTIMI I SHËRBIMIT PËR ÇËSHTJET E BRENDSHME DHE ANKESAT
Më datë 03.02.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.SH, vjeç 28, banues në Tiranë (punonjës Policie në Lezhë), për veprat penale “Dhune në familje” dhe “Ngacmim seksual” pasi ka ushtruar dhune fizike ndaj bashkëshortes së tij si dhe dyshohet se ka ngacmuar seksualisht kunatën e tij.
Kryerja e veprave të turpshme me të mitur që nuk kanë arritur moshën katërmbëdhjetë vjeç, dënohet me burgim deri në pesë vjet.
Shtrëngimi ose pengimi për të filluar ose vazhduar bashkëjetesën ose shtrëngimi për të zgjidhur martesën, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre muaj.





