Një shqiptar është dënuar me rreth 3 vite e 4 muaj burg i akuzuar për ngacmimin e dy vajzave dhe keqtrajtim të gruas. 

53-vjeçari me origjinë shqiptare, ish-shofer i autobusit identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur, hetohej për ngacmimin e një 15-vjeçareje.

Adoleshentja tregonte se gjatë kohës që ishte në autobus, ai i kishte bërë komplimente dhe e kishte shtyrë, duke i krijuar një situatë të pakëndshme.

E njëjta situatë i kishte ndodhur edhe një vajze tjetër, e ngacmuar nga burri gjatë kohës që po e merrte në shtëpi.