Arrestohet një 55-vjeçar në Durrës, i cili ngacmonte vazhdimisht seksualisht një shtetase.

Specialistët Për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, ndaluan shtetasin: H.L., 55 vjeç.

Sipas policisë, në periudha të ndryshme kohore, ai ka kryer vepra të turpshme dhe ka ngacmuar seksualisht një shtetase.