Policia e Fierit ka ndaluar për një gabim sistemi të të dhënave të Policisë së Shtetit ish-kandidatin e PD-së për bashkinë e Gjirokastrës. Igli Kokalari, i kontaktuar nga “Jugunews.net”, tha se dy vjet më parë atij i patën vjedhur targat e automjetit dhe këtë rast e denoncoi në polici, ndërkohë që targat u zëvendësuan nga DRSHTRR sipas kushteve që operohet në këto raste.
Ndërsa Policia e Shtetit, denoncimin e bërë nga Kokalari, e pati emetuar në gjendje aktive dhe rezultuar si automjet i vjedhur bashkë me targat. Policia e Shtetit nuk ka gjeneruar të dhënat për këtë rast dhe informacioni nuk është freskuar që të rezultojë si rast i zgjidhur me zëvendësimin e targave, por rezulton në pikën fillestare dhe kjo jo për faj të Kokalarit.
Mjeku Kokalari udhëtonte nga kryeqyteti në drejtim të Gjirokastrës teksa e ka ndaluar Policia Rrugore.





