Gjysmëfinalja mes Francës dhe Marokut përfundoi me fitoren e kampionëve në fuqi falë golave të Teo Hernandez dhe Kolo Muani. Përtej emocioneve të forta që transmetoi kjo sfidë, një moment tepër i vecantë po bën xhiron në rrjet.

Protagonist i një gafe u bë komentatori Di Genaro i televizionit italian Rai gjatë golit të dytë të Francës.Në minutën e 80′ teksa “Gjelat” dyfishuan rezultatin, kamerat shkuan tek presidenti Makron i cili po duartrokiste.Në atë moment Di Genaro u shpreh: “Edhe Sarkozi duartroket”.Por komentatori tjetër Alberto Rimedio ndërhyri dhe e korrigjoi menjëherë gafën: “Na falni, Makron. Thamë presidentin e gabuar”.

Kaq ka mjaftuar që momenti të shpërndahet mes përdoruesve në rrjetet sociale.