Tashmë është zyrtare. UEFA ka dënuar me gjobë 20. 000 Federatën Franceze të Futbollit për ngatërrimin e himnit gjatë ndeshjes së 7 shtatorit kundër Shqipërisë.

Lajmi bëhet e ditur nga prestigjozja franceze "L'Equipe" që zbulon verdiktin e UEFA-s për atë gabim trashanik para ndeshjes kualifikuese mes kombëtares së "gjelave" dhe kuqezinjve. Në përgatitjet për tu ekzekutuar himni i miqve, zyrtarë të takimit ngatërruan himnin, duke u luajtur ai i Andorrës në vend të atij të Shqipërisë.