Qeveria gjermane kërkon ta shohë me optimizëm perspektivën ekonomike të vendit.
Nga parashikimi aktual i paraqitur nga ministri i Ekonomisë Robert Habeck, rezulton se projeksionet e rritjes ekonomike për këtë vit janë rritur me 0,1 pikë përqindjeje në 0,3 për qind. Gjithnjë e më shumë shenja tregojnë se ekonomia gjermane do ta shohë veten në një pikë kthese në pranverën e vitit 2024”, thuhet në një njoftim shtypi nga Ministria e Ekonomisë. Sipas njoftimit, pas rritjes së çmimeve, veçanërisht në fushën e energjisë, dhe inflacionit të lartë, tashmë regjistrohen faktorë të rinj rritës.
“Elektriciteti dhe gazi kushtojnë pothuajse njësoj në tregun e aksioneve si përpara shokut të çmimeve të energjisë dhe: “Çmimet kanë rënë më shpejt se sa parashikohej nga shumë vetë”, shprehet Habeck në deklarate. Për vitin aktual, qeveria pret që ekonomia të rimëkëmbet. Arsyet për këtë janë rënia e normave të inflacionit, lehtësimi i politikës monetare dhe rritja e ekonomisë globale, nga e cila përfiton ekonomia gjermane e orientuar drejt eksportit.
Megjithatë, ajo ende nuk po merr vrull. Situata aktualisht nuk është e kënaqshme. Qeveria federale duhet të vazhdojë të punojë për të forcuar ekonomikisht Gjermaninë, u shpreh Habeck. Pavarësisht një përmirësimi të lehtë, vitin e kaluar, ekonomia gjermane u tkurr me 0.3 për qind. Asnjë shtet tjetër i madh i industrializuar nuk po përjeton aktualisht zhvillime të tilla të pafavorshme, thotë DW.