Sot po mbahet seanca e radhës për dosjen “Plumbi i Artë”.

“TCH” ka zbardhur detaje nga dëshmia e Nuredin Dumanit në seancën që po mbahet në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion.

Avokati: Kur e ke takuar Talon për herë të fundit?

Dumani: Ngeli puna e kunatit të Mir Haxhisë pa u bërë.

Avokati: Keni thënë që Andi Zylyfi kishte pak kohë që ishte kthyer nga jashtë dhe ishte interesuar për vrasjen e kushëririt të vet, vëllait të Alibeajt dhe Dylgjerit dhe se i bënte karshillëk Kel Kamamit.

Dumani: Po, i shkonte Kel Kamamit paralel me makinë.

Avokati: Kur i ke shkëputur marrëdhëniet me Talon?

Dumani: Takimi i fundit ka ardhur ai tek shtëpia ime. Fund i 2019-s fillim i 2020-s. Ne kishim debatuar shumë me të.

Avokati: Kur jeni shkruar për herë të fundit?

Dumani: Me Sky, në verë 2010.