Përgatitjet për zgjedhjet e pjeshme të 4 gushtit për kryetarin e bashkisë Himarë u futën sërish në ngërç për shkak të mosdakordësive të rregullatorit.
Kësaj radhe me vetëm 3 vota pro dhe 2 kundër, anëtarët e Komisionit dështuan të miratojnë karakteristikat teknike të fletës së votimit.
Shkak u bë e njëjta arsye si mbledhjen e kaluar, ku sipas anëtarëve Muharrem Caka dhe Helga Vukaj vendimi ndodhet ende në kushtet e pritjes së ankimimit.
‘’Në këto momente ne jemi në të njëjtat kushte juridike dhe ligjore”.
Një tjetër arsye që solli votën kundër, sipas anëtarëve është edhe vendimi i Gjykatës së shkallës së parë për dekretin e presidentit.
‘’Shprehjen nga gjykata administrative e shkallës së parë për dekretin e presidentit, kështu që vlerësoj se ndodhemi në të njëjtat kushte siç ishim më parë’’.
Më herët ishte Kolegji Zgjedhor që zgjidhi ngërçin e afateve proceduriale duke detyruara rregullatorin të vendosë data të reja për Himarën.
Palët politike të kontkatuar thanë se ende nuk kanë vendosur nësë do ti drejtohen sërish gjykatës për zgjidhur edhe situatën e krijuar me fletën e votimit për bashkinë Himarë.