I ngjashëm Astrit Veliaj me Arben Ndokën? Basha ia kthen gazetares: Aq sa TV yt me një skaf droge.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte në një deklaratë për shtyp mesditën e sotme ku foli për disa çështje.
Pas problemit me aktorët në Teatrin Kombëtar, vonesat e pagave të pedagogëve apo bandat e krimit, Basha u pyet nga gazetarët edhe për deputetin e Beratit, Astrit Veliaj.
Pasi u pyet nga gazetarja se nëse ka gjë të ngjashme mes deputetit Astrit Veliaj dhe Arben Ndokës të PS-së, Basha u përgjigj me ironi duke thënë: “S’kanë lidhje fare, ata ngjajnë aq sa ngjan televizoni juaj me një motoskaf droge”.
Arben Ndoka është ish-deputeti i PS-së, që dorëzoi mandatin pas ligjit të dekriminalizimit.





