Nipi i Michael Schumacher, garuesit legjendar të Formula One, David Schumacher ka pësuar një aksident të rëndë gjatë një gare në eventin Hockenheimring DTM, në Gjermani gjatë fundjavës që lamë pas.
Schumacher u përplas me garuesin tjetër, Thomas Priening teksa ishte në pistë në xhiron e gjashtë, ndërsa më pas makina e tijtë godiste barrierat dhe të shpërthente në flakë.
Ndeshja u ndalua dhe garuesi u dërgua në spital për ekzaminim, ndërsa dëmtimi ne konfirmoi nëna e tij, me anë të një postimi në Instagram.
Djali i ish-garuesit të F1, Ralf Schumacher, megjithatë duket se nuk do të ketë nevojë për operacion, edhe pse do duhet të qëndrojë jashtë pistave për rreth 6 javë.
Michael, Ralf dhe së fundmi David janë pjestarët e familjes Schumacher që po i ndjek ‘tersi’ në Formula Ono.