Ka shfrytëzuar ngjashmërinë e një personi tjetër për të kaluar me pasaportën e tij përmes kufirit nga porti i Durrësit, por policia e ka zbuluar.

Kështu, uniformat blu kanë nisur procedimin për shtetasin L.K., vjeç 22, banues në Tiranë.

Më datë 19.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin L.K., vjeç 22, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka përdorur për të kaluar kufirin nga PKK Port Durrës, një pasaportë shqiptare me emër të shtetasit O.K., duke shfrytëzuar ngjashmërinë. Neni 189 i Kodit Penal”, njofton policia.