Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar lidhur me situatën e pazakontë dhe të rëndë që po ndodh aktualisht në burgun e Peqinit.

“Për shkak të një konflikti mes tre të dënuarve me burgim te përjetshëm kanë mbetur të plagosur dy prej tyre, situata po menaxhohet! Ju sqarojmë që s’ka asnjë gardian, staf policor dhe civil të lënduar!”, thuhet në këtë deklaratë.

Ka qenë Sokol Mjacaj ai që ka qëlluar me armë dhe është përplasur me dy të dënuar po me burg përjetë, Ilir Xhakja dhe Arben Lleshi. Të tre këta persona konsiderohen si persona me rrezikshmëri shumë të lartë.

Mjacaj u dërgua sot ne shërbimin “41bi”, pas urdhrit të ministrit Ulsi Manja, ndërsa është dënuar përjetë për vrasjen e dy turisteve çek, në Dukagjin, në vitin 2015.