Rreth mesditës së sotme, një person humbi jetën rrugës për në spital, pasi u godit me thikë, në afërsi të ish-Danubit.

Mësohet se 35-vjeçari Ilir Koçilja ka goditur me thikë shtetasin Halil Koka, i cili nuk mundi t’i mbijetojë goditjes, siç raportoi më herët “DurrësLajm”.

Njoftimi i policisë:

Plagosi me mjet prerës (thikë) një shtetas i cili humbi jetën gjatë transportimit për në spital, Policia identifikon autorin dhe vijon kontrollin dhe ndjekjen për kapjen e tij.

Rreth orës 12:30, në lagjen nr. 4, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi I. K. ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin H. K., i cili si pasojë, ka humbur jetën gjatë transportimit në spital

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po bëjnë krehjen e saj, me qëllim kapjen e shtetasit I. K.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.