Gazetari Blendi Fveziu në studion e ‘Të Paekspozuarit’ ka komentuar edhe ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë në Librazhd, ku nusja u kap ‘mat’ nga familja e burrit në dhomën e saj.

Ai tha se ky është një problem madhor i shoqërisë dhe sipas tij duhet kuptuar se gruaja nuk është pronë e askujt.

Fevziu shprehet se mënyra si e ka trajtuar media është e rëndë sepse historia e titujve për klikime është një nga atentatet më të mëdha që media i bën vetvetes.

E para është një problem i tmerrshëm i shoqërisë shqiptare, duhet mbledhur mendja se gruaja nuk është pronë e jotja dhe s’ke të drejtë as ta vrasësh dhe as ta denigrosh. Kjo është një nga ato laqet e shoqërisë tonë që e mban mbërthyer në qafë.

Ne e dimë se si ndërtohet një artikull, por në media sheh vetëm copëza dhe asnjë histori se çfarë ka ndodhur dhe është e rëndë kjo sepse kjo historia e titujve për klikime është një nga atentatet më të mëdha që media i bën vetvetes sepse duke relativizuar çdo gjë po humb peshën reale që ka.

Gjobvënia që vjen nga mediat është një fenomen i tmerrshëm që dëmton median vetë, ndërkohë që duhet ta luftojë vetë media dhe shteti”, tha Fevziu.