Policia ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Sanatorium. Ndonëse konfirmon lajmin, policia nuk jep detaje. Thotë se po punohet për të sqaruar rrethanat.

Njoftimi i plotë:

Më datë 02.09.2020, rreth orës 20:00, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi H.M., 65 vjeç dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.