Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me rrëmbimin e 21-vjeçares Sajma Qordja në apartamentin e katit të 8-të në Astir. Ditën e sotme u raportua se janë shpallur në kërkim 5 persona. Ndërkohë janë zbardhur emrat e 5 personave në kërkim. Të rinjtë e shpallur në kërkim janë Skerdi Sina, Ogert Alia, Joni Sadikaj, Arnold Jaho dhe Anduel Alia. Nga ana tjetër janë pyetur në lidhje me ngjarjen tre vajza midis tyre edhe 21 vjeçarja.
5 të rinjtë e shpallur në kërkim në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë mbajtur të mbyllur 21-vjeçaren në apartamentin ku ndodhej, i marrë me qira ditore. Gjithashtu, ishte marrë me qira ditore apartamenti përballë në të cilin shërbimet e Policisë, ditën e djeshme gjetën gjatë kontrollit, 2 armë zjarri, municion luftarak dhe sende të tjera personale që do t’i shërbejnë hetimit. Vijon puna për kapjen e 5 shtetasve të shpallur në kërkim.