Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi ka reaguar sërish sot për ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në Bularat. Në një dalje për mediat, Idrizi u shpreh se për shumë arsye por dhe që të parandaloheshin ngjarje të tilla, PDIU e kemi kundërshtuar ngritjen e Varrezave të Ushtarëve Grekë që erdhën si pushtues në teritorin e Shqipërisë.
“Ngritja e këtyre varrezave dhe dhenia e Statusit të Varrezave Historike dhe shndërrimi i tyre në vend Pelegrinazhi çdo vit, kanë gjallëruar qarqet ekstremiste Greke të Vorio Epirit si në rastin e djeshëm, por dhe të patrioteve shqiptar të cilëve u hiqet e drejta e protestës dhe ndalohen nga policia “ u shpreh Idrizi, ndërsa theksoi se marrëveshja për toponimet, ligji për minoritetet por edhe ngritja e varrezave greke u bë në mungesë të plotë të reciprocitetit mes dy vende.
Festa e Greqisë mund të festohet në Greqi e jo me ekstremiste të importuar në varre imagjinare ushtarësh pushtues greke dhe që lëvizin të lirë duke rrezikuar integritetin tonë” tha Idrizi.
Referuar 35-vjeçarit të vrarë nga RENEA, Idrizi u shpreh se ky është rasti për të ngritur alarmin për Institucionet e sigurisë Kombëtare, se si është e mundur që persona të tillë që në profilet e tyre e tregojnë hapur që jane ushtarë të Vorio – Epirit nuk ndalohen. Ndërsa iu drejtua më dy pyetje Ministrisë së Brendshme dhe SHISH-t
-
A janë ndaluar me datë 25 tetor nga Policia e Shtetit në pikën e Kakavijës anëtarët e bandës së Vorio – Epirit shtetasit Grek Mondis Kokalias dhe Theodhoros Asvestopulos për 4 orë ?
-
A janë liruar më pas këta shtetas me ndërhyrjen e Konsullit Grek të Gjirokastrës?





