Sipas një njoftimi paraprak nga policia e Durrësit, dy shtetaset me inicialet V.P. 40-vjeçe dhe A.P. 17-vjeçe (nënë e bijë), janë djegur në banesën e tyre në Fermë Sukth, për shkak të bombulës së gazit.

Burime të "Durrës Lajm" bëjnë me dije se dy shtetaset e mësipërme në momentin e ngjarjes kanë qënë duke gatuar me një bombël 10 litërshe.

Flaka është përhapur më shumë se normalja, duke shkaktuar djegie në duar shtetases V.P., ndërsa 17-vjeçarja ka marë plagë më të lehta.

Fatmirësisht, bombola nuk ka shpërthyer e rrjedhimisht nuk ka pasur dëmtime në banesë.

Ndërkohë, mësohet se policia nuk ka lajmëruar shërbimin zjarrfikës për të kryer verifikime të hollësishme rreth kësaj ngjarje, e cila mund të kishte përfunduar në mënyre tragjike e me pasoja më të rënda.