Një konflikt ka ndodhur mes dy drejtuesve të mjeteve në zonën e Kamzës, ku për pasojë njëri ka mbetur i plagosur. Policia e kryeqytetit sqaron se ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta.

Blutë e kryeqytetit thonë se personi është plagosur me sende të forta, por ndërkohë në vendin e ngjarjes është sekuestruar edhe një gëzhojë.

Ndërkohë punohet për identifikimin, kapjen e drejtuesit të automjetit tjetër të përfshirë në konflikt.

Kamëz/Informacion paraprak

Në Kamëz, dyshohet se për motive të dobëta janë përfshirë në konflikt dy drejtues automjetesh.

Si pasojë është dëmtuar dyshohet me sende të forta shtetasi R. V., rreth 38 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë këqyrjes së vendngjarjes, është gjetur e sekuestruar një gëzhojë.

Punohet për identifikimin, kapjen e drejtuesit të automjetit tjetër të përfshirë në konflikt.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.