Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që tronditi Kavajën ku humbi jetën një person dhe mbetën të plagosur disa të tjerë.
Pampuri shkruan se Shqipëria është një vend ku jeta e një qytetari nuk është e sigurt as te dyqani i lagjes.
POSTIMI I PLOTË
Shqiperia vendi, ku jeta e nje qytetari nuk eshte e sigurte as tek dyqani i lagjes.
Sa here ne Shqiperi ka ngjarje te renda, perplasje bandash, apo viktima si Ramazani i ndjere sot ne Kavaje, tronditja dhe pasiguria jane ndjesite me te forta qe na perfshijne.
Por bilanci i luftes ne Kavaje sot, me 1 viktime te pafajshme, qe po blinte buken e familjes ne dyqanin e lagjes dhe me disa te plagosur, eshte revoltues. Ai provon sa te pasigurte jemi ne, familjaret tane, femijet tane, kur qeveria heq dore nga puna e saj dhe behet ortake me krimin per te ruajtur karrigen e paligjshme.
Krimi i sotem me nje viktime te pafajshme mund te nos kishte ndodhur, nese qeveria, ministri i brendshem dhe policia nuk do te ishin te perqendruar te godasin kundershtaret politike, te bejne terror neper qytete, por te parandalonin krimet dhe te vendosnin rregull.
Duke u shprehur ngushellime te sinqerta familjareve te Ramazanit te ndjere, shpreh bindjen se e vetmja menyre per te shpetuar veten dhe vendin nga kjo pasiguri si ne kohe lufte, eshte te largojme kete qeveri.





