Ministri i Brendshëm, Taulant Balla është nisur për në Drejtorinë Vendore të Policisë së Korçës pas vrasjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në Maliq.
Kujtojmë se 55-vjeçari, Gjergji Mullolli vrau dhe hodhi në gropën e ujërave të zeza bashkëshorten e tij 46-vjeçare, Luiza Mullolli, të cilët ishin në proces divorci.
Paraditen e sotme, 55-vjeçari u vetëvra në afërsi të fshatit Zemblak.





