Policia ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në lagjen nr 12 në Durrës.
Sipas uniformave blu, 60-vjeçarja me iniciale E.K., e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit ku banonte.
Aktualisht po merr ndihmën mjekësore në spital.
Njoftimi i plotë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 10:50, në lagjen nr.12, Durrës, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit ku banonte, shtetasja E. K., rreth 60 vjeçe, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor.
60-vjeçarja po merr aktualisht ndihmën mjekësore.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.





