Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të regjistruar mesditën e sotme në një kopsht privat në Fier, ku humbi jetën një 3-vjecar.

Dyshohet se i mituri ka qenë veshur me xhup, te varsja e rrobave kur ka dashur të mari cantën, ka ngecur kapuci i xhupit dhe si pasojë është mbytur.

Ka qenë edukatorja e tij ajo që e ka gjetur të miturin pa shenja jete, ndërsa e alarmuar ka njoftuar koleget dhe më pas ambulancën.

Bëhet e ditur se 3-vjeçari ka shkuar në spital pa shenja jete. Aktualisht edukatorja ndodhet në polici, ku po jep dëshminë e saj, ndërkohë që familjarët e 3-vjeçarit kërkojnë zbardhjen e ngjarjes.