Një ngjarje tronditi Vlorën këtë mbrëmje, ku një 68-vjeçar u gjend në banesën e tij pa shenja jete.

Mësohet se viktimë ka mbetur shtetasi Bashkim Durmishi banues në lagjen “10 Korriku”.

Sipas njoftimit të policisë, paraprakisht dyshohet se 68-vjeçari ka pësuar arrest kardiak.

Nga këqyrja e trupit të pa jetë të 68-vjeçarit Bashkim Durmishi, i cili prej kohesh jetonte i vetëm, policia bën me dije se viktima dyshohet se ka më shumë se 12 orë që ka ndërruar jetë si pasojë e një infarkti.

Ndërkohë në banesën e tij ai kishte dhe një qen i cili mund të jetë ai që i ka kafshuar pjesën e fytyrës (hundën dhe mjekrën) kur 68-vjeçari ishte pa jetë ndaj në momentet e para u dyshua se mund të ishte grabitje duke e goditur në fytyrë të moshuarin.

Ndërkohë që Durmishi prej vitesh jetonte i vetëm, kishte dhe dy fëmijë që jetojnë jashtë.

Trupi i tij do të niset drejt morgut të spitalit të Vlorës ku do t’i bëhet dhe ekspertiza për të vërtetuar shkakun e vdekjes.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.