San Antonio Spurs fitoi me rezultatin 117-114 në përballjen me Brooklyn Nets, ku White dhe Russell ishin lojtarët më të mirë në fushë. Një ngjarje e rrallë është shënuar në fillim të ndeshjes.

Fusha dhe arena ku po zhvillohej ndeshja u pushtua nga disa lakuriqë nate, çka detyroi zyrtarët të ndërpresin ndeshjen për të paktën tre minuta. Nga kjo ndërprerje pati edhe momente gazmore, dy persona dolën në fushë duke u përpjekur të kapin shpendët fluturues me rrjetë, por tentativat shkuan dëm sepse asnjë nuk u neutralizua.

Gjithsesi lakuriqët u larguan vetë për të qëndruar në tavanin e stadiumit dhe loja filloi normalisht, me disa lojtarët që u kthyen nga tunelet e stadiumit pasi u larguan nga frika e shpendëve.