Një person me emrin Daniel Paskal Albanese i ka dhënë fund jetës në Itali, në Cornuda të Trevisos në rrethana ende të paqarta. Sipas mediave italiane, 50-vjeçari, u vetëvra në banesën e tij të dielën.

Por ajo që e bën ngjarjen akoma më të mistershme dhe dramatike, është fakti se vetëvrasja e tij vjen në një kohë të shkurtër pas zhdukjes së të dashurës së tij. Në datën 17 nëntor Daniel Paskali kishte denoncuar në polici zhdukjen e të fejuarës, Sofiya Melnyk 43-vjeçare nga Ukraina, e cila ishte zhdukur 10 ditë më parë në këtë zonë, pa lënë gjurmë.

Nuk përjashtohet mundësia që të dyja ngjarjet mund të kenë lidhje me njëra-tjetrën.,

Karabinierët po vazhdojnë hetimet në zonën ku është gjetur edhe makina e gruas, në ‘Forcella Mostaçi’ si dhe kërkimet për gjetjen e gruas së zhdukur.