Njoftimi:
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit A. Ll., 62 vjeç, I. Ll., 55 vjeç, dhe E. A., 41 vjeç, banues në Fier, pasi 62-vjeçari dyshohet se ka vrarë kafshën shtëpiake (qenin) në pronësi të shtetasit I. Ll., ndërsa ky i fundit dhe 41-vjeçari kanë goditur me grushte 62-vjeçarin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin francez H. D., 18 vjeç, pasi ka kallëzuar shtetasi G. M., 32 vjeç, përfaqësues i një subjekti për dhënien e automjeteve me qira, se 18-vjeçari ka marrë me qira një automjet dhe nuk ka bërë pagesën, por e ka braktisur në një fshat në Lushnjë, pasi është përfshirë në një aksident me pasojë dëme materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.





