Babë e bir janë plagosur me thikë nga një person në Fier.

Të plagosur kanë mbetur Haxhi Balla dhe Aleks Balla, gjendja e të cilëve është e rëndë.

Mësohet se sherri ka ndodhur për motive banale, për ndezjen e një zjarri dhe tymi kishte shkuar në banesën e tjetrit.

Ndërkohë, është vënë në pranga autori i plagosjes, Armando Borici

NJOFTIMI I POLICISE
Plagosi me mjet prerës (thikë) dy shtetas, Policia kap dhe shoqëron autorin.

Pas marrjes së njoftimit se në Qënas, Fier, ka ndodhur një plagosje me thikë, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Falë veprimeve të shpejta e profesionale është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit A. B., 39 vjeç, banues në Qënas, i cili pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me thikë shtetasit H. B., 77 vjeç dhe A. B., 53 vjeç (babë e bir).

Shtetasi A. B., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier për veprime të mëtejshme, ndërsa shtetasit H. B. dhe A. B. ndodhen në spitalin rajonal të Fierit nën kujdesin e mjekëve.