Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Rrashbull të Durrësit, ku një 14-vjeçare i ka dhënë fund jetës.
Në një njoftm për mediat, policia njofton se shtetasja e mitur me iniciale M.H., dyshohet se është vetëhelmuar me fostoksinë.
E mitura është transportuar në Spitalin Toksikologjik Tiranë por fatkeqësisht ka humbur jetën për motive që ende nuk bëhen me dije.
NJOFTIMI I POLICISË
Durrës
Në fshatin Rrashbull, Durrës, shtetasja e mitur me iniciale M.H., 14 vjeçe, dyshohet se është vet'helmuar me fostoksinë, e cila pasi është transportuar në Spitalin Toksikologjik Tiranë, ka humbur jetën.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.





