Një 53-vjeçar në Durrës është gjetur i vetëvarur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Rrushkull.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se më datë 30 janar familjarët e viktimës kishin denoncuar në polici se ai ishte larguar nga banesa.
“Më datë 08.02.2021, rreth orës 12:30, në fshatin Rrushkull, Durrës, është gjetur i vetëvarur shtetasi A. B., 53 vjeç, banues në Fermë Sukth, Durrës, për të cilin familjarët kishin bërë denoncim në Stacionin e Policisë Manzë, më datë 30.01.2021, pasi ai ishte larguar nga banesa.”, thuhet në njoftim.
Grupet hetimore po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjeve.





