Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjermani. Kandidati i partisë së ekstremit të djathtë AfD për këshillin e qytetit Mannheim u sulmua me thikë mbrëmë. Sipas policisë gjermane, politikani u plagos dhe sulmuesi u arrestua.

Ky është sulmi i dytë brenda pak ditësh në të njëjtin qytet. Të premten e kaluar, gjatë një demonstrate të një lëvizjeje anti-islame të ekstremit të djathtë, një 25-vjeçar afgan plagosi gjashtë persona, duke shkaktuar vdekjen e një polici nga plagët e tij.

Alternativa Fuer Deutschland pretendon se ekstremistët e krahut të majtë fshihen pas sulmit ndaj kandidatit të tyre komunal në Mannheim. Lajmi ende nuk është konfirmuar. “Ne jemi të frikësuar dhe të tronditur,” komentoi kreu i partisë Rhineland Palatinate Markus Forhnmaier.