Një tragjedi e papërshkrueshme ka ndodhur mëngjesin e së martës, 17 dhjetor, në një fshat të Evias në zonën e Kymit.

Sipas informacioneve të evima.gr, dy vëllezër kanë vrarë të atin brenda shtëpisë së tyre në fshatin Androgiannou në zonën e Dendrës.

Djali 45-vjeçar fillimisht telefonoi policinë duke raportuar se babai i tij 65-vjeçar kishte vdekur. Forca të shumta policore kanë shkuar në zonë për të zbardhur rrethanat e krimit.

Mbrëmjen e djeshme, dy vëllezërit së bashku me kunatin e 65-vjeçarit kanë rrëfyer pas orëve të marrjes në pyetje se kanë vrarë babanë e tyre me jastëk, duke i shkaktuar mbytjen./Protothema/