Një sherr për motive të dobëta në të cilin u përfshinë të paktën 8 persona çoi në vrasjen e një djali të ri në Kukës dhe plagosjen e dy të tjerëve.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 17:00 të së enjtes në një lokal në fshatin Breg-Lumë. Sipas policisë, një 40-vjeçar goditi me thikë dy 3 presona, një 45-vjeçar dhe 2 vëllezër të moshës 32 dhe 24 vjeç.

Si pasojë e plagëve, 24-vjeçari humbi jetën në spital.  Për ngjarjen e rëndë policia arrestoi 5 persona. Ndërsa autori i dyshuar i ngjarjes u shpall në kërkim.

“Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore dhe policore të kryera menjëherë pas rastit të ndodhur më datë 11.07.2024, rreth orës 17:00, në një lokal në fshatin Breg-Lumë, ku për motive të dobëta, shtetasi S. S., 40 vjeç, plagosi me mjete prerëse, shtetasit V. P., 32 vjeç, Sh. K., 45 vjeç, si dhe vëllanë e shtetasit V. P., shtetasin A. P., 24 vjeç, i cili si pasojë e plagëve, humbi jetën në spital”

“-A. Q., 39 vjeç, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”; -Xh. M., 31 vjeç, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Moskallëzimi i krimit”; -A. Sh., 34 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”; -A. B., 29 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”; -J. K., 34 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”Gjithashtu, vijojnë kërkimet intensive për kapjen e shtetasit S. S”, thuhet në një njoftim të policisë së Kukësit.

Autoritetet thonë se vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes së rëndë. Sa i përket dy të plagosurve, ata ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.