Ngjarje e rëndë në fshatin Ças të Velipojës, në Shkodër.
Tonin Rrethi, 39 vjeç, ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Në momentin kur ndodhi fatkeqësia, ai ka qenë duke punuar tokën me traktor dhe papritur një prej telave të këputur të linjës së tensionit të lartë ka rënë në kontakt me traktorin.
Ai ka vdekur menjëherë.
Tonin Rrethi ishte babai i dy vajzave.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.





