Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë te "Veliera" në Durrës.
Një i ri është hedhur nga kati i 12 i një pallati në lagjen nr.1 dhe ka gjetur vdekjen.
Informacioni paraprak
Më datë 16.09.2018, në lagjen Nr.1, është hedhur nga lartësia nga një pallat 12 katësh shtetasi A.K. 21 vjeç, banues ne Manëz, Durrës, i cili ka gjetur vdekjen.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakun.





