Një lajm i tmerrshëm vjen nga Italia, ku mediet raportojnë se një djalë i mitur vetëm 13 vjeç është përdhunuar nga një grup prej 11 minorenësh.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Napoletano në Kampanias dhe policia arriti në zbulimin e tmerrshëm pas disa hetimeve.
Pas denoncimit të nënës dhe rrëfimeve të djalit u rindërtuan skenat e dhunshme. Kryebashkiaku i Giugliano, Antonio Poziello ka thënë se ngjarjet e zbardhura nga karabinierët në janë të tmerrshme.
“Nuk ka fjalë për t’i komentuar ato që kanë ndodhur. Vetëm ideja se këto gjëra janë bërë nga një tufë fëmijësh të mitur, prej të cilëve 3 janë 14-vjeçarë të lë pa fjalë”, ka thënë ai.