Një ngjarje nga ato që shohim në skenat e filmave horror, ka shokuar policinë dhe opinionin publik në Turqi.

Trupi i pajetë i një foshnjeje të dhunuar 2-muajshe u gjet në një çantë me akull të lënë në parkun e qytetit Gaziantep.

Sipas “Hurriyet”, çanta e dyshimtë fillimisht u pa nga kalimtarë të rastit që njoftuan policinë dhe kjo e fundit pasi mbërriti në vendngjarje konstatoi se trupi i foshnjës 2-muajshe të mbështjellë me batanije kishte shenja të shumta dhune.

Pas ekzaminimeve, rezultoi se foshnja kishte vdekur tri ditë para se të gjendej.

Policia turke ka ngritur një ekip special për të zbardhur ngjarjen. Ata tashmë kanë nisur analizimin e të gjitha lindjeve të kryera në qytet përgjatë muajve të fundit.