Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në rrugën “Isa Boletini” në lagjen Dardania në Prishtinë, ku një person ka humbur jetën në rrethana të dyshimta.
Viktima u gjet pa shenja jete pasi dyshohet se ra në ashensorin e banesës.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, të cilët thanë se viktima është 54-vjeçar, teksa po kryhen ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.
Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se 54-vjeçari që humbi jetën është Sokol Ukperaj.
Nga Policia po ashtu njoftuan se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion dhe me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’.