Një ngjarje tragjike ka ndodhur së fundmi në kryeqytet, Tiranë.
Një nënë rreth të 30-tave ka humbur jetën bashkë me foshnjën e saj në Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza.
Burime për newsbomb bëjnë me dije se nëna ka humbur jetën ditën e djeshme, pasi kishte qëndruar prej dy ditësh e intubuar si pasojë e komplikacioneve pas lindjes.
Ndërkohë, foshnja e saj kishte ndërruar jetë pak para vdekjes së nënës.
Mësohet se gruaja kishte lindur në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, por për shkak të komplikacioneve ishte zhvendosur në QSUT, aty ku dhe humbi jetën së bashku me foshnjën e saj.